Flash

Patronazhistët me nerva, aktivisti i Lëvizjes Bashkë prish takimin e Ramës

Lapsi.al 3 November 2024
Patronazhistët me nerva, aktivisti i Lëvizjes Bashkë prish

Nuk është sekret që në udhëtimet jashtë, për takimet me emigrantët, kryeministri Rama shoqërohet nga një shpurë zyrtarësh të lartë, drejtues institucionesh, drejtorë apo patronazhistë që mbushin sallat me brohorima dhe thirrje për partinë dhe mandatin e katërt.

Por në Selanik, Lëvizja Bashkë ka menduar ta prishë atmosferën e takimit dhe përveç thirrjeve "rroftë partia", të ngrenë zërin në emër të atyre emigrantëve që kanë zgjedhur të largohen nga vendi pikërisht për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Kështu një prej aktivistëve të Arlind Qorit ka thirrur në mes të sallës "Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon", duke filmuar reagimin e të pranishmëve. Ai është nxjerrë menjëherë nga salla, ndërsa në video dallohet pakënaqësia që ka krijuar mes patronazhistëve.

"Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Selanik, ku diskutoi për 'arritjet e qeverisë'. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve, duke e quajtur kryetarin e Lëvizjes BASHKË Arlind Qori "Sude që gënjen pensionistët".

Gjatë këtij eventi aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja BASHKË ndërhynë duke thirrur në kor me aktivistë të tjerë: "Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon".

Në 12 vitet e fundit mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, ndërkohë që pensionistët shqiptarë vuajnë me pensionet më të ulëta në rajon" shkruhet në mesazhin që shoqëron videon.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI