Flash

Grekët, të pakënaqur me deklaratën e Ramës se "Vorio Epiri ka vdekur"

Lapsi.al 3 November 2024
Grekët, të pakënaqur me deklaratën e Ramës se

Qeveria greke nuk e ka kaluar në heshtje deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Selanik, sipas të cilit "Vorio Epiri është një term i vdekur” dhe se ata që e pritën me protesta në Greqi ishin "fantazma të së shkuarës".

Rama iu referua në këtë mënyrë një grupi nacionalistësh që ishin grumbulluar në Selanik me fotot e Kacifas në duar, një ekstremist terrorist grek që qëlloi mbi policinë shqiptare disa vite më parë në fshatin Bularat.

Në një deklaratë jozyrtare, të cituar nga thuajse të gjitha mediat greke, përgjigjia e Athinës ishte se “Historia nuk zhbëhet dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë , sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”.

Sipas mediave të Selanikut, në protestë ishin anëtarë të organizatave nacionaliste, që reagonin ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik, në një kohë kur "shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit".

Kjo është hera e dytë që Rama takon në Greqi emigrantët shqiptarë për t'u kërkuar votën në zgjedhjet e 2025. Edhe kësaj radhe, nuk ka pasur një pritje zyrtare për kryeministrin e Shqipërisë, ndërkohë që ky e priti Micotakisin me valle dhe këngë greke, ndërsa i inauguroi personalisht një bust për të atin në fshatin Derviçan.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI