Flash

Mediat greke: Rama i quajti turp dhe fosile protestuesit për Vorio Epirin

Lapsi.al 3 November 2024
Mediat greke: Rama i quajti turp dhe fosile protestuesit për Vorio Epirin

Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje takimit që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të diele në Selanik. Në fokus të tyre ka qenë edhe një protestë e pak njerëzve, mbështetës të ultranacionalistëve të së djathtës që kanë shpalosur një pankartë duke e quajtur Ramën “të padëshiruar”.

“Organizatorët e këtij tubimi kundërshtojnë praninë e Ramës, duke argumentuar se “shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek në Epirin e Veriut”. Përveç kësaj, ata i referohen burgosjes dhe largimit të Fredis Belerit si dhe vrasjes së Konstantinos Katsifas në tetor të 2018-ës në Bularat të Gjirokastrës, shkruajnë mediat greke.

Televizioni grek SKAI shkruan se njerëzit u mblodhën më herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie. Nuk lejohej hyrja në sallë nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme, ku ishin vendosur aparate rentgen. “Shqiptarët që jetojnë në Selanik, si dhe të tjerë që mbërritën në qytet me autobusë ose me makinë nga Shqipëria, pritën në radhë të hynin në sallë” – shkruan SKAI.

LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

Televizioni grek citon më pas Ramën që tha se “u organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorio-epirotas” dhe ato më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Vorio Epiri” është një term i vdekur, ka vdekur me kalimin e kohës. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp” – citohet Rama.

“Ifimerida” shkruan se masat e sigurisë në Selanik për takimin e Ramës ishin drakoniane. Shërbime të policisë shtesë janë parë si në qytet ashtu edhe në pikat kufitare në kufirin greko-shqiptar dhe greko-maqedonas.

Ndërsa “CNN Greece” tha se duket se Rama po i shtrin dorën e miqësisë Greqisë. Duke përmendur protestën e zhvilluar ndaj tij, Rama citohet t’i ketë quajtur “fantazma të së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij “nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”. “Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme” – citohet Rama nga CNN Greece.

Portali “Enikos” shkruan se Rama kërkoi votën e komunitetit shqiptar në Selanik në takimin që mblodhi rreth 1500 persona: “Ju morët rrugën larg atdheut, sot jeni votues me të drejta të plota” dhe bëri thirrje “Ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së deri në vitin 2030".

Protothema” ka raportuar gjatë gjithë kohës me gazetarët e saj brenda dhe jashtë hotelit ku u mbajt aktiviteti. Ajo shkruan se në këtë event ka kënduar edhe Angela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI