Flash

Rama: Kërcënime në adresën time para vizitës në Selanik

Lapsi.al 3 November 2024
Rama: Kërcënime në adresën time para vizitës në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e nacionalistëve grekë të ekstremit të djathtë përpara hotelit ku po mban tubimin me shqiptarët në Selanik. Rama tha se këto janë shfaqje të shëmtuara, madje sipas tij ka pasur edhe kërcënime në adresën e tij.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake. Ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj siç me shkakton keqardhje edhe çdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë" - tha Rama.

“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. Vorio Epir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah", - tha Rama.

LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

Rama preku edhe ndalesën e gazetarëve në kufi ditën e djeshme nga autoritetet greke. Ai tha se shpreh keqardhjen ndaj të gjithë gazetarëve që sipas tij u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur. Ai shtoi se ministria e Jashtme greke ka ndërhyrë për zhbllokimin e situatës. Rama solli në vëmendje dhe rastin e shpalljes "non grata" të gazetarit Marin Mema për të cilin tha se do të dorëzojnë kërkesë për rishikimin e vendimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Vajkan. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Gjithashtu drejtuesi i motorit është dërguar me urgjen...

15:32

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI