Flash

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Lapsi.al 4 November 2024
Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga Gjykata e Posaçme.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo çështje, përveç Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Martini, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë atë të “detyrim paraqitje.

Të këshilluara

21 Janari/ Ish-deputeti i PS në SPAK

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti socialist mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin. Pas daljes nga SPAK, Çuko...

11:15

Trafik kilometrik në Elbasan

Trafik i rënduar në daljen e Elbasanit. Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e makinave shtrihen disa kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha ...

21:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI