Flash

Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar

Lapsi.al 28 October 2024
Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar

Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë në ambientet e paraburgimit 313-të, ku edhe ndodhet prej një jave.

SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikës të vizitohet në burg nga të afërmit.

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta u vizitua nga djali.

Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje. 

Të këshilluara

Interpol konfirmon arrestimin e Durim Bamit

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Bami pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë që u soll...

14:59

Pse gjuhët e reja shpiken nga binjakët

Deri në 50% e binjakëve zhvillojnë modelin e tyre të komunikimit me njëri-tjetrin. Shumica e humbasin me kalimin e kohës, por për binjakët Youlden është bërë nj...

14:14

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI