Flash

Tallja/ Gjykata e Posaçme dënon ish-kryeplakun e Bërxullës për blerje votash

Lapsi.al 28 October 2024
Tallja/ Gjykata e Posaçme dënon ish-kryeplakun e Bërxullës

Në Shqipëri vazhdojnë të dënohen për blerje votash përfaqësuesit e opozitës.

Pas Fredi Belerit, i shpallur fajtor dhe i dënuar për blerje votash, sot nga Gjykata e Posaçme është dënuar ish-kryeplaku i Bërxullës në Tiranë.

Ky i fundit akuzohej nga SPAK se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.

Sipas SPAK, Agim Loci është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja me iniciale A. L., e bija e Agim Locit, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Loci ka rezultuar se i ka ofruar shtetasit me iniciale A.K. para me vlerë prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, më 14 Maj 2023.

Agim Loci nuk do të bëjë burgim, sepse përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet. Akuza penale ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte “korrupsion zgjedhor”.

Në një vend ku mazhorancës i kanë plasur në duar skandale masive blerjesh votash si dosja 339 dhe 184, sipas drejtësisë së re blerjet e votës i kryen opozita. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Mesazhi i kriptuar i Berishës për Ilir Metën e kyçur në qeli 

Të këshilluara

Interpol konfirmon arrestimin e Durim Bamit

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Bami pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë që u soll...

14:59

Pse gjuhët e reja shpiken nga binjakët

Deri në 50% e binjakëve zhvillojnë modelin e tyre të komunikimit me njëri-tjetrin. Shumica e humbasin me kalimin e kohës, por për binjakët Youlden është bërë nj...

14:14

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI