Flash

Video/ Atalanta ndalet nga Schmeichel, Celtic merr pikë në Gewiss: Brest frenon Bayer

Lapsi.al 23 October 2024
Video/ Atalanta ndalet nga Schmeichel, Celtic merr pikë në Gewiss:

Dy barazime hapin të mërkurën e raundit të tretë të Champions League dhe të dy rezultatet janë surprizë. Atalanta nuk shkon përtej 0-0 me Celtic, me Schmeichel që ndal të gjitha tentativat. Në të vetmin rast që portieri u kalua, në ndihmë të skocezëve erdhi traversa. 1-1 mbyllet edhe sfida mes Brest e Leverkusen.

ATALANTA 0-0 CELTIC

Në raundin e tretë të Champions League 2024/25, Atalanta dominoi gjithë ndeshjen, por mori vetëm një pikë në barazimin pa gola në stadiumin Gewiss kundër Celtic. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe protagonist absolut ishte portieri Schmeichel. Danezi priti gjithçka që erdhi në anët e tij dhe vetëm në një rast u superua nga Pasalic, që ishte i pafat duke goditur traversën. Kroati ishte lojtari më i rrezikshëm me depërtimet e tij, por Schmeichel ishte i pakalueshëm. Pak minuta nga fundi bergamaskët tentuan forcing final për të provuar të rrëmbenin tre pikët, por skuadra mike u mbrojt mirë dhe mori në shtëpi barazimin. Atalanta ngjitet në 5 pikë në klasifikim, një më pak se Celtic, me 4, të siguruara deri tani.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

BREST 1-1 LEVERKUSEN

Barazim i luftuar në Francë mes Brest dhe Bayer Leverkusen. Gjermanët favoritë nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj vendasve, me ndeshjen që u vendos e gjitha në pjesën e parë. Wirtz kaloi aspirinat në avantazh në minutën e 24', duke shfrytëzuar asistin e Hoffman dhe u duk se do të ishte një detyrë e lehtë për të besuarit e Xabi Alonso për të marrë rezultatin. Nuk ndodhi kështu. Brest reagoi shpejt dhe në minutën e 39' erdhi barazimi. Lees Melou shënoi pas një sugjerimi të  Camara, duke mbajtur dy skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh në renditje. 7 pikë për Bayer dhe Brest provizorisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI