Flash

Kurthet në shortin e Juventus në Champions League që të gjithë i kishin nënvlerësuar

Lapsi.al 23 October 2024
Kurthet në shortin e Juventus në Champions League që të
Humbja e rëndë në shtëpi kundër Stuttgart e komplikon rrugën e Juventus dhe teknikut Thiago Motta në Champions League 2024-2025. Me formulën e re me një grup të vetëm, objektivi kryesor i klubeve të mëdha është të arrijnë ndër tetë ekipet e para në renditje, për t’u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-ave pa kaluar nga play-off. Një objektiv që, pas fitoreve ndaj PSV dhe Leipzig, dukej i arritshëm për bardhezinjtë, por humbja e papritur ndaj Stuttgart e ka vënë seriozisht në pikëpyetje. Stuttgart ishte një nga skuadrat e vazos së katërt (ato që teorikisht duhet të jenë më të lehta për t’u mposhtur) në shortin që i ra Juventus. Bardhezinjtë, tani, do të përballen me një kalendar shumë më të vështirë se sa ishte perceptuar fillimisht. Lexo më tejVideo/ Real trondit Dortmund: Perin pret penalltinë, por Juventus thyhet në fund Në tre ndeshjet e ardhshme, skuadra e Thiago Motta do të luajë dy transferta kundër surprizave të mëdha të këtij sezoni në Champions League, Lille, që në shtëpi mposhti Real Madrid, dhe Aston Villa, që, pas tre ndeshjeve, kryeson grupin me pikë të plota. Më pas, do të presin në Stadium një nga favoritët për të fituar, Manchester City dhe teknikun Pep Guardiola.

PARASHIKIMET FRIKËSUESE

Rruga për Juventus nuk duket aspak e lehtë. Edhe pse mbetet në garë për të kaluar në fazën tjetër (do t’i mjaftojë të renditet ndër 24 skuadrat e para për të mos u eliminuar), për të mbajtur gjallë shanset për të hyrë ndër tetë ekipet e para dhe për të siguruar kalimin direkt në fazën e 1/8-ave, duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e mbetura. Pas humbjes me Stuttgart, simulimet e bazuara në 10 mijë parashikime e vendosin Juventus në vendin e 17-të në renditje, me vetëm 18% shanse për t’u renditur në tetë vendet e para të grupit të vetëm.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI