Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Ibrahimovic humb durimin direkt në Sky, i kthehet keq Condò: “Ma kërko në anglisht”

Lapsi.al 23 October 2024
Ibrahimovic humb durimin direkt në Sky, i kthehet keq Condò:
Para ndeshjes Milan-Bruges në Champions League, Zlatan Ibrahimovic u paraqit në Sky TV në një intervistë live. Suedezi foli për shumë tema, përfshirë edhe Rafael Leao, të cilin e mbrojti nga kritikat e shpeshta. Në fund të intervistës ndodhi një moment i sikletshëm kur, pas një pyetjeje të gazetarit Paolo Condò, Ibra u bezdis dhe kërkoi që pyetja t’i bëhej në anglisht.

Pyetja e Condò për Ibrahimovic

Pyetja e fundit në intervistë u bë nga Paolo Condò, një gazetar me përvojë të gjatë, i cili la mënjanë çështjet sportive dhe u përqendrua te financat, duke pyetur: “Doja të dija, nëse është e mundur, çfarë keni parashikuar në buxhetin e Milanit për Champions League. Në thelb, cili është objektivi minimal i klubit këtë vit në Champions?” Ibra u përgjigj pa e kuptuar ndoshta mirë pyetjen: “Duhet të shkojmë përpara sa më shumë që të jetë e mundur. Kemi krijuar një skuadër që duhet të shkojë mirë jo vetëm në Itali, por edhe në Champions.”

Çfarë ka vendosur Milani në buxhetin e parashikimit?

Condò u kthye te pyetja e tij, duke përmendur një shembull për ta bërë më të qartë: “Doja të dija çfarë ka vendosur Milani në buxhetin e parashikimit: Interi për dy vite rresht, kur kishte ende fazat e grupeve, kishte parashikuar vendin e tretë, pra kualifikimin minimal në Europa League, duke qëndruar të kujdesshëm. Ju çfarë keni parashikuar këtë vit?”

Ibra kërkon pyetjen në anglisht

Pyetja u përcoll te Ibrahimovic nga personat në fushë, i cili u përgjigj: “Nëse nuk fitojmë, askush nuk është i kënaqur, nëse kjo është pyetja.” Por iu bë me dije se ky nuk ishte thelbi i pyetjes, dhe aty Ibra humbi durimin: “Më fal, italishtja nuk është perfekte, më vjen keq, nëse dëshiron ta bëjmë në anglisht. Më bëj pyetjen në anglisht që të të përgjigjem.” Condò e përsëriti pyetjen në anglisht, dhe Ibra u përgjigj: “A nënkupton arritjen e objektivave në fushë apo arritjen e objektivave financiare?” Fokus ishte aspekti financiar. Ibrahimovic vazhdoi, por këtë herë në italisht: “Milani është mirë, numrat janë të mirë, të gjithë po punojnë mirë. Sa më shumë të përparosh në Champions, aq më shumë fiton, kjo është e qartë. Unë mendoj për pjesën sportive, dua të fitoj dhe më pëlqen të fitoj.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI