Flash

Cilët janë frutat që ju shëndoshin dhe që kanë më shumë kalori

Lapsi.al 22 October 2024
Cilët janë frutat që ju shëndoshin dhe që kanë

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit. Kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet. Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër. Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ. E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë.

Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët. Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.

Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori. Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.

Avokado

Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura. Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna. Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë. Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.

Fiqtë

Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori. Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer. Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.

Hurmat e Arabisë

100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori. 30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë. Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.

Arra e kokosit

Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori. Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.

Rrushi i thatë

Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori. Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri. Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.

Banania

Një banane e madhe përmban 121 kalori. Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C. Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.

Kumbullat e thata

Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori. Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushtë e thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushtë e freskët. Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë. /AgroWeb.org

Të këshilluara

Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën...

17:45

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI