Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Gaz Bardhi nis takimet në Parlamentin Europian: Po synohet asgjësimi i opozitës

Lapsi.al 22 October 2024
Gaz Bardhi nis takimet në Parlamentin Europian: Po synohet asgjësimi i

Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë nisur sot vizitën zyrtare në këtë institucion. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai dhe deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro GOZI dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Bardhi thotë se është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Ai shton se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro GOZI, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.

Ditën e nesërme 30 deputetë të PD-së do të protestojnë kundër burgosjes politike të opozitës, para parlamentit Europian në Strasburg teksa aty do te zhvillohet seanca plenare. Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Të këshilluara

Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën...

17:45

Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlo...

17:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI