Flash

Rama dhe Berisha mbledhin sot kryesitë e partive

Lapsi.al 21 October 2024
Rama dhe Berisha mbledhin sot kryesitë e partive

Në ditën ku arrestimi i Ilir Metës ra si rrufe në qiell të hapur, Sali Berisha dhe Edi Rama do të mbledhin të dy kryesitë e partive në ora 18:00, edhe pse për arsye krejt të ndryshme.

Rama do të mbledhë kryesinë për zgjedhjet e 2025-s, ndërsa Berisha do ta bëjë si pasojë e arrestimit brutal të Metës. (Kliko këto për pamjet) 

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila do të mblidhet në orën 18:00, do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo mbledhje kryesie është në vijim të proceseve që partia në pushtet po bën lidhur me përgatitjen e strukturave dhe organizimin në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

Mbledhja e fundit e Kryesisë së PS-së u mbajt në fund të muajit shtator ku u vendosën piketat lidhur me përgatitjet për zgjedhjet.

Lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, Gjençaj tha se ende nuk ka ndonjë reagim nga socialistët.

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë së saj në orën 18:00, disa orë pas arrestimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Anëtarëve të kryesisë së PD-së pritet t’iu drejtohet me një mesazh përmes teknologjisë edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit u tregua i ashpër në reagimet që dha lidhur me arrestimin e Metës, duke e cilësuar si akt monstruoz. Berisha në reagim tha se Meta është goditur nga ata që i konsideroi si kriminelë me uniformë që rrëmbyen ish-Presidentin e Republikës.

Më herët kreu demokrat kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa në mbledhjen e sotme pritet të vendoset një ashpërsim në qëndrim nga opozita, e cila ka shpallur “mosbindjen civile” pas burgosjes së Ervin Salianjit. Në mbledhjen e sotme pritet të vendoset mbajtja e një tjetër proteste në Tiranë.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, zhvillohet në të njëjtën orë me atë të PS-së. Kjo e fundit pritet të diskutojë mbi përgatitjet lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Libri për Trump

Lindja e Mesme dhe Ukraina janë në flakë, SHBA-ja e zhytur në trazira. Një president tetëdhjetëvjeçar po largohet nga skena. Kërcënimi i një mandati të dytë të ...

00:30

Pasuritë e politikanëve, kush i kontrollon?

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një...

21:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI