Flash

“Maratona ishte katastrofë”/ Garuesi: Polici na thoshte “uno kryqëzimo”

Lapsi.al 20 October 2024
“Maratona ishte katastrofë”/ Garuesi: Polici na thoshte

Këtë të diel u zhvillua Maratona e Tiranës ku u tha se morën pjesë më shumë se 4 mijë garues. Përveç paralizimit të rrugëve të qytetit duke mos u lënë asnjë mundësi një pjese të qytetarëve të dalin nga shtëpit duket se edhe një pjesë e pjesëmarrëve kanë mbetur të pakënaqur.

Për mes një video në TikTok një garues i njohur si “Njeriu i Sharrit” ka shprehur pakënaqësitë e tij duke e quajtur atë “një katastrofë” dhe se “ndoshta nuk do të rikthehet më”. Ai thotë se problemet fuilluan që në start pasi shumë prej të huajve nuk e kuptuan kur ishte nisja pasi starti u dha vetëm në një gjuhë.

Gabimi tjetër, sipas tij ishte se u nisën të gjithë garuesit në të njëjtën kohë duke mos u dhënë mundësi kategorive të ndryshme të bëjnë gara të ndryshme. Rrugët sipas tij nuk ishin të markuara siç duhet. Në disa raste gariesit duhet të pyesnin policët që të orinentonin vetëm me fjalët “uno kryqëzimo, duo kryqëzimo”.

Ai ka sjellë si shembull maratonën e Shkupit ku kategori të ndryushme kishin markime me ngjyra të ndryshme në rrugë duke zgjedhur itineratin që dëshironin. Kjo në Tiranë sipas tij ishte katastrofë. ©LAPSI.al

@njeriuisharrit #njeriuisharrit ♬ original sound - Njeriu i Sharrit

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI