Flash

PD cakton datën e protestës së radhës/ Berisha: Bllokojmë të gjithë vendin

Lapsi.al 21 October 2024
PD cakton datën e protestës së radhës/ Berisha:

Partia Demokratike ka caktuar 29 tetorin si ditën kur do të mbahet protesta e radhës nga opozita, e cila prej disa javësh ka shpallur mosbindjen civile. Vendimi u morr në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ndërsa u njoftuar paraprakisht nga kreu demokrat Sali Berisha në fjalën e mbajtur.

“Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, - tha Berisha pasi ditën e sotme përfundoi në pranga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në datën 23 tetor deputetët e PD kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.

“Unë u garantoj ju, se nuk ka asnjë nga armët e regjimit, asnjë nga bandat e regjimit, asnëj nga degët e krimit të tij nuk mund t’i rezistojë trimërisë, guximit dhe protestës qytetare.

Koha është veprim dhe vetëm veprim! Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin ëprsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë të këtij regjimi. Ftojmë qytetarët të bashkohen me ne.

Unë u them qytetarëve, se në këtë betejë secili duhet të sakrifikojë diçka, secili edhe mund të humbasë diçka, por pas fitores së saj fiton shumë herë më tepër.

Unë u bëj thirrje bizneseve të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës së ju nuk mposhteni kurrë. Të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës se ju jeni të gatshëm të zbrisni në shesh bashkë me qytetarët.

Unë u bëj thirrje, veçanërisht të rinjve, të rejave që nuk mund të pajtohen kurrë me skena të tilla që panë sot, të ngrihen. Unë u them atyre e sot Shqipëria në mediat e mbarë botës është vendi më i shëmtuar. Aktë të tilla nuk përcjell as Korea e Veriut, i bën me më kujdes.

Ndaj dhe, le të ngrihemi të gjithë dhe pas datës 29, data tjetër është shumë e afërt, gjer sa të kalojmë në formën e pandërprerë të kësaj qëndrese. Unë kam bindjen më të thellë, se asgjë nuk mund t’i rezistojë zemërimit tonë. Të mos harrojmë, të jemi të gatshëm, secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë.

Ervin Salianji, është sot në burg sepse po paguan çmimin e guximit të tij qytetar dhe politikan. Denoncoi vëllain kriminel të ministrit kriminel që drejtonte trafiqet në Vlorë, dhe bënte bixhozin me vëllanë e Edi Ramës.

Pra, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e guximit. Të sakrifikojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qendrojnë për ne. 

Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin dhe vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që iu rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar dhe sot vijmë më të fortë se asnjëherë.

Ndaj edhe koha nuk është e fjalëve. Koha është e veprimit. Zotërinj, drejtues të PD kërkohet përkushtim i juaji më i madh jetës suaj. T’u prijmë qytetarëve, t’u prijmë demokrateve e demokratëve në këtë betejë vendimtare”, - u shpreh Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Libri për Trump

Lindja e Mesme dhe Ukraina janë në flakë, SHBA-ja e zhytur në trazira. Një president tetëdhjetëvjeçar po largohet nga skena. Kërcënimi i një mandati të dytë të ...

00:30

Pasuritë e politikanëve, kush i kontrollon?

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një...

21:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI