Flash

E dashura e Liam Payne thyen heshtjen për vdekjen e tij

Lapsi.al 18 October 2024
E dashura e Liam Payne thyen heshtjen për vdekjen e tij

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur për ndarjen nga jeta të  ish-anëtarit të One Direction.

“Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe ngushëllimet që më keni dërguar”, ka postuar ajo në Instagram Story të premten. “Kam qenë e përhumbur. Ende nuk më besohet. Unë kërkoj dhe lutem që ju të më jepni  hapësirën që ta kaloj këtë dhimbje privatisht.”

Më pas ajo iu drejtua  “engjëllit” të saj. “Liam, engjëlli im. Dua të dish se të kam dashur pa kushte. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”. Ajo e përfundoi mesazhin e përzemërt me numrin 444, një numër që besohet se përfaqëson dashurinë dhe mbështetjen.

Cassidy – e cila u lidh për herë me Payne në tetor 2022 – ishte me këngëtarin në Argjentinë disa ditë përpara se ai të vdiste në Buenos Aires pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit. Ai ishte 31.

Disa orë para ngjarjes tragjike, Payne postoi disa foto dhe video në Snapchat-in e tij. Në një nga fotot e fshira që atëherë, kompozitori u tha fansave se po kalonte një "ditë të bukur" ndërsa ishte me Cassidy.

 

Të këshilluara

Goditen me thikë dy të mitur në Fier

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi ishin përfshirë në një sherr në Fier. Mësohet se në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale K.A dhe...

16:00

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një zjarr i rënë rreth orës 17:30 ka përfshirë një banesë të ulët në lagjen Loni Dhamo mes pallateve. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy bane...

19:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI