Flash

Rektori i Universitetit të Tiranës kundër projektligjit të qeverisë për shkencën

Lapsi.al 14 October 2024
Rektori i Universitetit të Tiranës kundër projektligjit të

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i ka dalë kundër projektligjit ‘Për Shkencën dhe kërkimin shkencor’. Sipas tij, propozimet janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit për këtë arsye i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e kalojë në seancën plenare.

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, teksa krah tij qëndron kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Hoxha tha se ky ligj nuk do të jepje një zgjidhje, por do të krijonte anomali.

‘Është deklarativ, nuk zgjidh asgjë. Nuk i realizon nevojat që ka shoqëria shqiptare dhe krijon një situatë që populli thotë, në vend të vesh vetullat, nxjerr sytë, se fillon interpretimet e normave, dhe aktet që dalin mbi bazën e tyre kanë përceptimin dhe rrezullimin e ndryshëm, në në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën, do krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën’, tha Hoxha.

Ai shtoi se pasojat negative të këtij ligji, do të vërehen pas disa vitesh, prandaj thekson se nuk duhet të marrë votat në Kuvend.

‘Do të prekte lirinë e kërkimit shkencor dhe pavarësinë e Universiteteve’, tha ai.

Qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji ‘Për shkencën dhe kërkimin shkencor’. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim.

Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave prioritare të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ekspertët e shohin këtë projektligj si rritje të ndikimit politik mbi shkencën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI