Flash

Polemika në Greqi/ Shqiptari i arrestuar 13 herë kapet me armë

Lapsi.al 13 October 2024
Polemika në Greqi/ Shqiptari i arrestuar 13 herë kapet me armë

13 herë më parë rezulton i arrestuar në Greqi, 39-vjeçari nga Divjaka, Armiol Rrasa i njohur si “Ari”, i cili u arrestua të premten në Athinë bashkë me partneren e tij teksa iu gjetën të fshehura në makinë 1 pistoletë dhe 2 kallëpe tritoli. Precedentët e tij penalë kanë ngritur polemika në mediat greke, për faktin se si ka mundësi që ai është arrestuar e liruar disa herë në kohë rekord. Grup hetimor dyshon se Rrasa mund të ketë lidhje me grupe kriminale gjobëvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme. Arma dhe eksplozivi atij iu gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa udhëtonte me 33-vjeçaren Daniel Luari me një fuoristradë “Wolsvagen” të blerë me leasing.

Referuar skedës penale të tij, ai rezulton i arrestuar 12 herë, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezuton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Precedentët e tij:

09.04.2003 - arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.07.2005 - arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.11.2007 - arrestuar dhe dëbuar.

10.11.2008 - arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

31.07.2015 - liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.

23.02.2016 - arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.07.2020 - arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.

17.01.2021 - arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.

31.07.2021 - arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.11.2021 - arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).

06.03.2024 - i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.

04.06.2024 - i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

06.07.2024 - u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI