Flash

ARRSH hap 6 tendera për Elbasan-Lekaj, kontrata me vlerë rreth 150 milionë euro

Lapsi.al 12 October 2024
ARRSH hap 6 tendera për Elbasan-Lekaj, kontrata me vlerë rreth 150

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të hënë në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj.

Ky aks cilësohet i rëndësishëm pasi është pjesë e Korridorit VIII është lakuar disa herë gjatë daljeve publike të qeverisë në mbikëqyrje të punimeve të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Vlera e gjashtë kontratave në total llogaritet në rreth 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro.

“Aksi rrugor Elbasan – Lekaj përshkon ultësirën e luginës së Lumit të Shkumbinit nga qyteti i Elbasanit deri në afërsi të grykëderdhjes së tij. Ky aks rrugor, në gjendjen ekzistuese kalon në rrëzë të kodrave të anës veriore të lumit deri në dalje të qytetit të Peqinit dhe vazhdon më tej në pjesën fushore në drejtim të qytetit të Rrogozhinës, ku bëhet edhe lidhja me korridorin Veri – Jug në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.

Kjo rrugë përshkon shumë qendra të banuara me ndërtime të shumta në afërsi të saj. Gjerësia e kësaj rruge si dhe kryqëzimet e shumta nuk përmbushin standardet bashkëkohore teknike dhe të sigurisë për përballimin e fluksit në rritje të lëvizjes së mjeteve. Gjatësia e rrugës është 40.7km. Rruga kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavaje (Sinaballaj, Rrogozhinë)” thuhet në dokumentet e publikuara nga ARRSH.

Sipas të njëjtave dokumente aksi i ri rrugor Elbasan – Lekaj, pjesë e Korridorit 8, do të fillojë në një pikë të përshtatshme me anashkalimin e Elbasanit, i cili është në fazën e projekt-idesë.

ARRSH hap 6 tendera për Elbasan-Lekaj, kontrata me vlerë rreth

Sipas ARRSH rruga pritet të ketë një gjatësi të përafërt prej rreth 40km me pikë fillimi në lidhjen me anashkalimin e Elbasanit dhe pikë fundore lidhjen me nyje në disnivel në Bishtin e Zhurit ku do të kryqëzohet me korridorin Veri – Jug (Korridori Adriatiko – Jonian, segmenti Lekaj – Konjat).

“Fillimi i projektit, do të bëhet diku në afërsi të Kombinatit Metalurgjik ose Lanfill-it ku do të puqet me anashkalimin e Elbasanit. Me koordinata të përafërta sipas sistemit KRRGJSH, X=504535, Y=4550434.(saktësimi do të bëhet në koordinim me projektin Anashkalimi i Elbasanit).

Aktualisht:

– Në km 10+800, në Papër ndodhet një kryqëzim në nivel në formë T-je.

– Në km 26+800, ndodhet një urë me gjatësi prej rreth 500ml.

– Në km 33+000, kemi nyjën e hyrjes perëndimore të qytetit të Peqinit.

– Në km 38+500, nyjën e hyrjes jugore të qytetit të Rrogozhinës dhe intersektimin me Hekurudhën Rrogozhinë – Fier.

Në km 40+000 është fundi i projektit, lidhja me segmentin Lekaj – Konjat (Korridori Adriatiko – Jonian), e koordinata të përafërta sipas sistemit KRRGJSH, X=469501, Y=4548673. Rruga përshkon zonën fushore në luginën e lumit Shkumbin. Rruga kalon në rajonin e Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cerrik, Paper), Peqin (Pajove, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë)” thuhet në dokument. /Monitor.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI