Flash

Shpopullimi i frikshëm/ Gjysma e universiteteve janë bosh

Lapsi.al 12 October 2024
Shpopullimi i frikshëm/ Gjysma e universiteteve janë bosh

Në universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara; që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje. Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime; pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në institucionet e arsimit të lartë krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152. Edhe te gjuhë letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë. Në Universitetin e Arteve në Tiranë studentët numërohen me gishtat e dorës; sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje; me vetëm 8 studentë të regjistruar. Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit për të paktën 10 studentë për një program.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI