Flash

Mesazhi për administratën/ Gjeni emra dhe karta identiteti të votuesve emigrantë

Lapsi.al 13 October 2024
Mesazhi për administratën/ Gjeni emra dhe karta identiteti të

Partia Socialiste kërkon nga punonjësit e administratës emrat e miqve apo të afërmve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit në mënyrë që t'i patronazhojë për zgjedhjet e 2025. Sinjalizimet se administrata është nën presion janë të shumta. Kreu i departamentit për mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një mesazh që i është dërguar punonjësve të administratës dhe ku kërkohen emrat dhe adresat e 5 antarëve të familjes së tyre, apo miq që jetojnë jashtë vendit. Foto më poshtë:

"Antiligji ne veprim: punonjesve te administrates shteterore ju kerkohet te sjellin listat me te pakten 5 persona jashte shtetit qe kane vendosur te shkelin ligjin dhe te deklarojne voten per PS! Vota eshte e fshehte thuhet ne Kushtetute por kur ligjin e shkel Edi Rama menser #spak behet si leter higjenike e fshihet dhe nuk guxon te hetoje krimet zgjedhore sic u deshmua me dosjet 184 dhe 339" shkruan Malltezi në rrjetet sociale, ku ka publikuar mesazhin e sipërm.

Mbetet për t'u parë nëse do të funksionojë me emigrantët skema e patronazhimit. Duke qenë se emigrantët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, janë më të vështirë për t'u shantazhuar përmes vendit të punës, ndihmës ekonomike, legalizimeve etj. Ndaj kjo përpjekje e socialistëve për të "shtrydhur" punonjësit administratës, jo vetëm duke i diktuar votën e tyre personale, por edhe të miqve dhe të të afërmve që jetojnë jashtë nuk është çudi të kthehet në efekt të kundërt.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI