Flash

Gjeorgji - Shqipëri: Kuqezinjtë kërkojnë kthesën pas dy humbjeve radhazi

Lapsi.al 14 October 2024
Gjeorgji - Shqipëri: Kuqezinjtë kërkojnë kthesën pas dy

Shqipëria përballet nesër me Gjeorgjinë në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve, me synimin për të ndalur serinë e humbjeve dhe për të rikthyer shpresat në këtë kompeticion. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas dy disfatave zhgënjyese dhe do të përballen me një skuadër gjeorgjiane që udhëheq Grupin dhe po kalon një formë të shkëlqyer.

Gjeorgjia, e para në grup, ka shfaqur një lojë të qëndrueshme dhe agresive, duke fituar shumicën e ndeshjeve të deritanishme. Ekipi i drejtuar nga Willy Sagnol do të kërkojë të shfrytëzojë formën e mirë dhe avantazhin e fushës për të vazhduar ecurinë e suksesshme në Ligën e Kombeve. Përballë tyre, Shqipëria, me mungesa të rëndësishme si Armando Broja dhe Rey Manaj, të dy të dëmtuar, do të ketë një sfidë të madhe për të marrë rezultat pozitiv.

Pavarësisht vështirësive, trajneri Sylvinho do të kërkojë nga ekipi i tij një reagim të fortë, duke mbështetur në cilësinë e lojtarëve si Nedim Bajrami dhe Elseid Hysaj, për të rikthyer besimin e skuadrës. Një fitore ndaj Gjeorgjisë do të ishte vendimtare për të shmangur humbje të mëtejshme dhe për të rritur pozitat në grup.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Boris Paichadze” në Tbilisi dhe për Shqipërinë do të jetë një përballje jetike për të rimëkëmbur ecurinë në këtë kompeticion. Me mungesa dhe presion mbi rezultatet, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin për të ndalur një Gjeorgji që vjen me moral të lartë, pavaresisht humbjes me Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI