Flash

“Ndodh një herë në jetë”/ Qielli do ndriçohet nga shpërthimi i një ylli, i pari në gati një shekull

Lapsi.al 2 October 2024
“Ndodh një herë në jetë”/ Qielli do

Për herë të parë në pothuajse 80 vjet, qielli do të ndriçohet nga shpërthimi i një ylli pothuajse 3 000 vite dritë larg. Astronomët janë duke pritur shpërthimin e T Coronae Borealis, i njohur dhe si Ylli i Blaze, transferimi i brendshëm i energjisë së të cilit do të çojë sipas tyre në një shpërthim termonuklear që ndodh gati një herë në një shekull.

Në një rast të tillë, ylli bëhet i dukshëm me syrin e lirë për një ose dy javë përpara se të errësohet përsëri. Shpërthimi përfundimtar nuk është një supernova, ose vdekja e një ylli, sepse ylli i vdekur qëndron i paprekur më pas në një cikël që vazhdon për dhjetëra ose qindra mijëra vjet.

“Është një ngjarje që ndodh një herë në jetë, duke u dhënë të rinjve një event kozmik të cilin ta vëzhgojnë vetë, të bëjnë pyetjet e tyre dhe të mbledhin të dhënat e tyre”, u shpreh Dr. Rebekah Hounsell, shkencëtare kërkimore e specializuar për ato që njihen si “zhvillimet nova” në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, Goddard.

Siç raportohet, teleskopi Hapësinor me rreze gama Fermi i NASA-s, i cili aktualisht është në orbitën e ulët të Tokës, do të jetë ai që do të vëzhgojë kur Ylli i Blaze do të shpërthejë, së bashku me disa mjete të tjera si teleskopi INTEGRAL i Agjencisë Hapësinore Europiane, ESA. /TCH

Të këshilluara

Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve

Qeveria ka marrë vendim sot për emërimin e drejtorit të Përgjithshë të Tatimeve, Ilir Binaj. V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE...

19:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI