Flash

Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

Lapsi.al 2 October 2024
Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

Sot u mbajt në GJKKO gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos. Në gjyq i pranishëm edhe Leonard Duka, paraqitet sot për herë të parë në seancë, pasi u ekstradua në 2 gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri.

Në seancë ishte edhe nëna e të ndjerit, Santiango Malko. Gjyqi u shoqërua me tensione, ndërsa seanca përfundoi me mbrojtjen e Dukës.

Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty? 

Duka është shprehur se kërkon më shumë kohë të njihet me aktet dhe dot japë deklarime një herë tjetër, ndërsa prokurori e a kundërshtuar këtë kërkesë.

Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.

Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.

Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.

Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.

Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.

Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.

Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.

Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI