Flash

Burg për shqiptaren në Kroaci, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën motër e vëlla

Lapsi.al 1 October 2024
Burg për shqiptaren në Kroaci, shkaktoi aksidentin ku humbën

29-vjeçarja shqiptare, Klevisa Ymeri është dënuar me 4 vite burg këtë të martë nga një gjykatë në Dubrovnik. Ajo u shpall fajtore për një aksident që ndodhi në prill të këtij viti ku e reja shqiptare përplasi Stjepan dhe Katarina Đerek, vëlla e motër që humbën jetën. Ngjarja ndodhi në zonën e Ratacit dhe prokuroria tha se Ymeri ishte fajtore pasi po udhëtonte me shpejtësi të lartë gjë që shkaktoi përplasjen me makinën e viktimave gjatë një parakalimi. Në gjykatë dëshmoi edhe vetë Ymeri.

“U nisëm nga Milano për në Shqipëri me dy makina. Mercedesi në të cilin ndodheshin Armalindo Docano dhe Jonuz Alija dhe BMW-ja që drejtohej nga gruaja e kushëririt të Armalindos, Diana dhe unë. Ne ndërruam makinat gjatë gjithë rrugës. Unë fillova të drejtoj makinën në fund të autostradës, sepse Diana ishte e lodhur dhe kaloi tek Mercedesi.

Kam hipur në makinë rreth orës 19 dhe kam drejtuar deri në momentin e aksidentit. Para aksidentit kam qenë duke lëvizur në autokolonë me shpejtësi 60 deri në 70 km/h dhe para meje ishte një Mercedes. Ai filloi të parakalonte. Ndeza shenjën e parakalimit dhe fillova të parakaloj mjetin përballë.

Mirëpo, kur u ktheva në korsinë në të majtë, pashë se një automjet me shpejtësi të madhe po vinte nga ana e kundërt dhe u përpoqa të hiqja dorë nga parakalimi dhe fillova të kthehem në korsinë time. Para se të kthehesha ka ndodhur një përplasje dhe nuk më kujtohet asgjë më pas” - tha Ymeri.

Përfaqësuesi i familjes Đerek, një avokat nga Zagrebi tha se të akuzuarit janë vërtetuar fajtorë dhe kanë kërkuar nga gjykata që t'i dënojë sipas ligjit. Ymeri do të qëndrojë në paraburgim deri në vendimin e Apelit ku ajo mund të paraqesë ankesë në afat prej 15 ditësh. Avokati i saj tha se klientja e tij është në gjendje shoku, gjë që është krejt normale. AI tha se ajo është e re dhe një person që nuk donte vdekjen e askujt. ©LAPSI.al

titull gjyqi

Dubrovački - Albanka Klevisa Ymeri osuđena na četiri godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

Dubrovački - Albanka Klevisa Ymeri osuđena na četiri godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

Počelo suđenje Albanki koja je usmrtila brata i sestru. Vještak: Vozila je 90 km/h - Index.hrAlbanka koja je skrivila smrt brata i sestre: 'Kriva sam, ali ne ovako kako piše u optužnici!' | 24sata

Klevisa Ymeri proglašena krivom, osuđena na 4 godine zatvora | Dubrovnik INsider

Dubrovački - #Klevisa YmeriDubrovački - Klevisa Ymeri osuđena na 4 godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI