Flash

Irani sulmon Izraelin/ Çfarë dihet deri tani

Lapsi.al 1 October 2024
Irani sulmon Izraelin/ Çfarë dihet deri tani

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit mbrëmjen e kësaj të marte. Ky është sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi hodhi qindra raketa dhe drone drejt territorit izraelit në prill. Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se duket se sulmet kanë përfunduar dhe se "për momentin" nuk ka më kërcënim nga Irani. Ende nuk është e paqartë se sa dëme janë shkaktuar. Ja çfarë dimë deri tani.

Cila ishte shkalla e sulmit të Iranit?

Irani lëshoi rreth 180 raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite. Kjo e bën atë një sulm pak më të madh se breshëria e prillit, ku drejt Izraelit u lëshuan rreth 110 raketa balistike dhe 30 silurë lundrimi. Pamjet e transmetuara nga televizionet izraelite treguan disa raketa që fluturonin mbi qiellin e Tel Avivit pak para orës 19:45 me orën lokale.

Zyrtarët ushtarakë kanë konfirmuar se gjatë sulmit janë regjistruar disa goditje. Një zëdhënës ushtarak tha se Izraeli ka pësuar "disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit". Ndërkohë, Irani pretendoi se 80% e predhave goditën objektivat e tyre. Burimet e IRGC-së i thanë medias shtetërore në Teheran se kishte shënjestruar 3 baza ushtarake izraelite.

Por ushtria izraelite theksoi se "një numër i madh" i raketave të lëshuara nga Irani u kapën në ajër. Shpërthimet në qiellin mbi Tel Aviv treguan se mbrojtja ajrore kapni disa raketa. Në Jerusalem, reporterët e BBC në terren thanë se dëgjuan të paktën dy shpërthime. Mjekët izraelitë thanë se nuk kanë marrë ende raporte për ndonjë lëndim të rëndë. 2 persona u plagosën lehtë nga copëzat e raketave që ranë në tokë. Ushtria izraelite bëri një njoftim të ngjashëm.

Pse Irani sulmoi Izraelin?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha në një deklaratë se sulmet ishin në përgjigje të vrasjes nga Izraeli të një komandanti të lartë të IRGC-së dhe udhëheqësve të milicive të mbështetura nga Irani në rajon. Ai përmendi vrasjet e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së, Abbas Nilforoshan në Bejrut fundjavën e kaluar.

Ai iu referua gjithashtu vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran në korrik. Izraeli nuk e ka pranuar se qëndron pas vdekjes së Haniyeh edhe pse besohet gjerësisht se ai është përgjegjës për këtë. Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se lideri suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei, kishte dhënë personalisht urdhrin për të sulmuar.

Sulmet janë përshkallëzimi i fundit në një luftë të gjatë në hije midis dy fuqive. Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet dhe kërkon çrrënjosjen e tij. Ai ka kaluar vite të tërë duke mbështetur organizatat paraushtarake që kundërshtojnë Izraelin, të njohura si pjesë e “Boshtit të Rezistencës”.

Izraeli beson se Irani përbën një kërcënim ekzistencial dhe ka shpenzuar shumë vite duke kryer operacione të fshehta kundër Teheranit. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden kishte urdhëruar forcat amerikane në rajon që të "ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit" dhe të rrëzojnë raketat iraniane. Një zyrtar i Pentagonit i tha CBS News, se asetet amerikane në rajon kishin kapur disa prej raketave në ajër dhe po vazhdonin të mbronin Izraelin. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se disa raketa u kapën teksa fluturonin mbi Jordaninë fqinje.

Çfarë ndodh më pas?

Ushtria izraelite ka paralajmëruar për pasoja të rënda pas sulmit. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Haggari tha se sulmi kishte qenë "serioz" dhe se vendi mbeti në gatishmëri të lartë. "Ky sulm do të ketë pasoja," - tha Haggari. “Ne kemi plane dhe do të operojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim”.

Më herët, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha se do të kishte "pasoja të rënda" për Iranin nëse ai kryente një sulm ndaj Izraelit pas një bisede me ministrin e mbrojtjes të vendit, Yoav Gallant. Në deklaratën e saj, IRGC tha se përgjigja e Teheranit do të ishte "edhe më dërrmuese dhe shkatërruese" nëse Izraeli hakmerret. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna

Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë...

18:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI