Flash

Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna

Lapsi.al 1 October 2024
Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna

Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë si dhe u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe tha se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit.  Deputeti i PS theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.

"ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?

Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë", deklaroi Braçe.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI