Flash

Kamera e fshehtë në "Fiks Fare"/ 200 euro ora, si eskortat e huaja janë dyndur në Shqipëri

Lapsi.al 1 October 2024
Kamera e fshehtë në "Fiks Fare"/ 200 euro ora, si eskortat e

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qytet të vendit. Mjafton të hysh në një link në internet i quajtur “Shkodra escort”, aty gjen numrin e eskortave në çdo qytete, foto dhe numra sesi mund të lidhesh me to dhe pastaj t’i takosh. Po në këtë faqe janë edhe të dhënat për numrin e eskortave në çdo qytet.

Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të tillë. Në investigimin e tyre gazetarët e Fiks Fare sollën takime dhe biseda me vajzat e huaja të cilat tregonin vendet nga vinin dhe çdo gjë tjetër këtu.

Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24-vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës. Komunikimi me bashkëpunëtorin e Fiksit bëhen në gjuhën shqipe dhe me atë të aplikacionit Whatsapp. Aty i dërgon edhe vendndodhjen si dhe listën e pagesës për shërbimet që ofronte. Ndërkohë në takimin e ‘klientit’ me prostitutën , kjo e fundit nuk dinte asnjë fjalë shqip.

Prostitucionin e kryente në një banesë dhe menjëherë sapo bashkëpunëtori i Fiksit hyri iu morë pagesa prej 200 eurosh ora. Nëse ai do të kërkonte shërbime ekstra, ato kishin pagesë tjetër plus. Më pas vajza e fton të shkojnë në një dhomë, ku i shpjegon bashkëpunëtorit të Fiksit se nuk di shqip. Ajo që të bie në sy është veprimet dhe shenjat që ajo bën karshi tij, për t’i treguar që monitorohen.

Takimi i dytë që solli Fiksi në investigimin e tij u bë në Tiranë. Aty ku lulëzon tregu i prostitucionit. Edhe kjo eskortë 30 vjeçare komunikoi me anë të mesazheve në Whatsapp si dhe aty dërgoi vendndodhjen e saj dhe priti klientin e radhës. Ajo në internet ishte prezantuar si japoneze, por kur bashkëpunëtori i Fiksit e takoi i pohoi se ishte gjysmë malajziane dhe ruse. Ndërkohë që në profilin e saj kishte vendosur një foto tjetër, nuk ishte vetë personalisht.

Biseda me të ishte më e gjatë dhe më e lirshme. Ajo tregoi se në Shqipëri e solli një shoqe dhe se e di dhe njeh plot të huaja në vendin tonë që ushtrojnë prostitucion. Madje në apartamentin që kishin si strehë ishin edhe dy vajza të tjera nga Kina. Tregon se ka një menaxhere e cila i gjen klientët, flet me ta në shqip dhe i merr edhe gjysmën e pagesës. Ajo e fton bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë sërish dhe të takohet më vajzat kineze. Gjithmonë komunikimi thekson ajo të behët me menaxheren.

Në të dyja rastet që Fiks Fare solli, u komunikua me vajzat me numër shqiptarë, i cili ishte publikuar poshtë fotos së tyre në linkun e internetit. Edhe pse ato janë të huaja dhe nuk dinë shqip, komunikimi me klientët bëhet në shqip. /Top Channel

Të këshilluara

Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna

Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë...

18:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI