Flash

Rama lëshon Helenën në sulm për "Babalen": Jam pa fjalë, opozita duhet të kërkojë falje... (VIDEO)

Lapsi.al 2 October 2024
Rama lëshon Helenën në sulm për "Babalen": Jam pa
Ylli në ngjitje i socialistëve, Helena Kaçe, nuk ka duruar dot më. Gjaku i ndezur në venat e saj e ka nxjerrë kësaj radhe në luftën frontale me opozitën. Atë që s'e bëjnë dot analistët e paguar nëpër studio, përfshi edhe takëmin e ri të përzgjedhur nga zyra e propagandës së qeverisë, ka vendosur ta bëjë studentja që për herë të parë u faneps në Kongresin e PS e më pas la nam në emision me spiropalizimin e tejskajshëm të saj. Kësaj radhe Helena shpjegon rebelimin e PD prej dënimit të Salianjit. Ajo thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm. Gjithë monologu i Helenës është një manual patetik se si të rinjtë naivë si ajo keqpërdoren kaq rëndshëm nga pushtetet e korruptuar. Video më poshtë s'ka nevojë për më shumë koment.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

Të këshilluara

Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve

Qeveria ka marrë vendim sot për emërimin e drejtorit të Përgjithshë të Tatimeve, Ilir Binaj. V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE...

19:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI