Flash

Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët

Lapsi.al 30 September 2024
Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë. Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”.

“Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.

“Serbia është shteti i vetëm evropian i cili ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Po ashtu nuk ka ngritur asnjë kundërshtim edhe për ndonjë luftë tjetër të Rusisë që ka nisur, përfshirë edhe luftën në Gjeorgji, dhe invazionin në Ukrainë të vitit 2014. Ky bashkëpunim po ashtu ka thirrur edhe prezencën e Kinës, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

Të këshilluara

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara...

22:23

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI