Flash

VOA: Shqipëria dorëzon në UNESCO kërkesën për Vjosën

Lapsi.al 30 September 2024
VOA: Shqipëria dorëzon në UNESCO kërkesën për

Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm.

Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare në mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjecare të organizatave shqipatre dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.

Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumabro tha se dosja përmbante një punë të mirëkoordinuar të autoriteteve shqiptare me ekspertët e UNESCO dhe Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës e cila shkon paralelisht me miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Vizitorëve të Vjosës,.

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore.

Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik. Në pjesën fudnore lumi Vjosa vijon të rrezikohet nga ndërtimet në funskion të turizmit masiv.

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare në prill të këtij viti që të përfshijë Deltën e e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv./VOA

Të këshilluara

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara...

22:23

Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën n...

20:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI