Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Përhapet nga lakuriqët, 6 viktima nga virusi i rrezikshëm Marburg në Ruanda

Lapsi.al 30 September 2024
Përhapet nga lakuriqët, 6 viktima nga virusi i rrezikshëm Marburg

6 persona kanë vdekur nga një shpërthim i virusit Marburg në Ruandë. Lajmin e ministri i shëndetësisë i vendit afrikan, Sabin Nsanzimana. Ai tha se shumica e viktimave ishin punonjës të kujdesit shëndetësor në një njësi të kujdesit intensiv spitalor. 20 raste të tjerë janë identifikuar që nga konfirmimi i shpërthimit të premten.

Virusi Marburg ka një shkallë vdekshmërie deri në 88% dhe është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai përhapet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas përmes kontaktit me lëngjet trupore të individëve të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, diarre, të vjella dhe në disa raste, vdekje nga humbja ekstreme e gjakut.

Nuk ka trajtime specifike ose një vaksinë për këtë virusin. Një sërë produktesh, ilaçesh dhe terapish imune janë duke u zhvilluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ruanda thotë se po intensifikon gjurmimin, mbikëqyrjen dhe testimin e kontakteve për të ndihmuar në frenimin e përhapjes.

Ministri i Shëndetësisë tha se zyrtarët po gjurmonin rreth 300 njerëz që kishin rënë në kontakt me individë të prekur nga virusi Marburg. Ai u bëri thirrje njerëzve që të shmangin kontaktin fizik, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes.

Autoritetet kanë këshilluar publikun të qëndrojë vigjilent, të lajë duart me ujë të pastër dhe sapun ose dezinfektues dhe të raportojë të gjitha rastet e dyshuara. Shumica e rasteve të raportuara kanë qenë në kryeqytetin, Kigali.

Ambasada amerikane në qytet ka këshilluar punonjësit e saj të punojnë në distancë për javën e ardhshme. Kjo është hera e parë që Marburg konfirmohet në Ruandë. Tanzania fqinje raportoi një shpërthim të virusit në vitin 2023 ndërsa 3 persona vdiqën në Ugandë në 2017-ën. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën n...

20:14

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI