Flash

Goditet banda e drogës në Itali, arrestohet shqiptari dhe dy miqtë e tij

Lapsi.al 28 September 2024
Goditet banda e drogës në Itali, arrestohet shqiptari dhe dy

Policia e Perugia zhvilloi një operacion në zonën e Massa Martana në Itali, ku në pranga si rezultat përfunduan një shqiptar 22-vjeçar, një 27-vjeçari sllovak dhe një italian 23-vjeçar. Pas ndalimit dhe gjatë u kontrollit fizik u zbulua se tre të rinjtë po transportonin me makinë rreth 14 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa me vete kishin edhe rreth 25 mijë euro cash, që dyshohen si origjinë e aktivitetit kriminal. Karabinierët fillimisht vunë re gjatë shërbimit një mjet të dyshimtë në lëvizje afër Ternit. Për këtë arsye policia ka vendosur të kryejë një kontroll më të thelluar dhe ka urdhëruar drejtuesin e mjetit të ndalojë, shkruan ANSA.

I dyshuari tentoi të arratisej, duke përplasur makinën e policisë dhe lënduar dy nga efektivët në operacion, të cilët iu shmangën goditjes fatale. Gjatë ndjekjes mjeti i autorëve u bllokua dhe në kontrollin poshtë sediljeve, në një pjesë fundore të improvizuar posaçërisht si dhomë e fshehtë, u gjetën të fshehura rreth 6 kg hashash të paketuara.

Kontrolli u shtri edhe në banesa, ku u zbuluan 7 kg lëndë e ngurtë që rezultoi po hashash dhe gjysmë kilogrami marijuanë, si dhe 25000 euro cash. Të tre të rinjtë u arrestuan për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, kurse emrat e tyre nuk u publikuan për shkak të hetimeve, pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale narkotrafiku. Të dyshuarit janë izoluar në Burgun e Spoletos nga Prokuroria, në pritje të masës në Gjykatë, teksa një akuzë e re do jetë edhe ajo e “dëmtimit, plagosjes dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI