Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të shfaqë filmin e jetës së tij

Lapsi.al 27 September 2024
Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të

Pronari i kinemasë së vetme në qytezën e Castelvetrano, vendlindja siciliane e bosit famëkeq të mafias së Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, ka refuzuar të shfaqë një film të bazuar në jetën e tij. Denaro vdiq nga kanceri në shtator të vitit të kaluar, 9 muaj pasi u arrestua pas 30 vitesh në arrati.

Filmi shumë i fiksionalizuar, “Letrat Siciliane”, u shfaq premierë në festivalin e Venecias dhe do të shfaqet në kinematë italiane më 10 tetor. Por Salvatore Vaccarino, pronari i kinemasë Marconi në Castelvetrano, refuzoi të prezantonte dhe të shfaqte filmin. “Nuk më intereson, nuk më intereson”, - tha Vaccarino për gazetën “Il giornale della Sicilia”.

Ai është djali i ish-kryebashkiakut të ndjerë Antonio Vaccarino, i cili u dënua për trafik droge në vitet 1990 dhe njihet për korrespondencën me Denaron. “Letrat Siciliane” bazohet pikërisht në këtë korrespondencë.

Agjencia e lajmeve Ansa tha se një arsye që Vaccarino nuk e shfaq filmin mund të jetë për shkak të referencës për babain e tij. Të tjerë thanë se simpatitë për Denaron ishin ende të thella në Castelvetrano dhe filmi e përshkruante atë nga një anë negative.

Giovanni Lentini, kryebashkiaku i Castelvetrano, tha se ai do të përpiqet të bindë Vaccarino të shfaqë filmin "në mënyrë që qytetarëve t'u jepet mundësia ta shohin atë".

Denaro ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Italisë deri në kapjen e tij në një klinikë të Palermos, ku po merrte trajtim ndaj kancerit, në janar të 2023. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në 2002 për krime përfshirë përfshirjen vrasjet e 1992 të prokurorëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Një herë ai u mburr se mund të "mbushte një varrezë" me viktimat e tij.

Teksa ishte në arrati, Denaro ruajti stilin e tij të jetesës luksoze falë disa bankierëve, të cilët, sipas prokurorëve, përfshinin politikanë dhe biznesmenë. Ai jetoi në një apartament modest në Campobello di Mazara në provincën siciliane të Trapanit në muajt para arrestimit të tij.

Elio Germano luan mafiozin në film, ku gjithashtu shfaqet Toni Servillo, i cili luajti protagonistin në filmin fitues të Oskarit të Paolo Sorrentino, "The great beauty". ©The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI