Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Salianji: Sot dita ime e fundit në liri. Do shkoj aty ku më ka caktuar regjimi

Lapsi.al 27 September 2024
Salianji: Sot dita ime e fundit në liri. Do shkoj aty ku më ka caktuar

Kjo e premte është dita e fundit në liri për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Gjykata e Apelit me vendimin e marrë një ditë më parë e dënoi atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, të cilin e akuzoi për trafik droge, pas publikimit të një audiopërgjimi.

Sot nga selia e PD, Salianji zhvilloi një konferencë me gazetarët duke deklaruar se dënimi ndaj tij u bë me urdhër politik.

“Sot është dita ime e fundit në liri. Do të shihemi sërish pas një viti”, deklaroi Salianji para gazetarëve.

Ai tha se ka një nxitim nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit për ta prangosur atë, pa i dhënë të drejtën e apelimit të vendimit të djeshëm.

“Kam komunikuar që dje me Drejtorinë e Policisë dhe prokurorët për ti thënë që jam gati, çfarë ju duhet se këta nuk të gjejnë dot. I keni parë ju të gjithë grupet kriminale del urdhërarresti nga SPAK vetëm letra i mbetet në dorë, por njerëzit ikin. Unë nuk hyj tek ata, unë jam nga ata që përballem. Duke qenë se e kanë dhe me nxitim vetë. Por proceduara është se prevalon e drejta e ankimimit, përpara ekzekutimit të vendimit, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri. Pa pasur unë një vendim të Gjykatës së Apelit për të bërë ankimin në Gjykatën e Lartë, Apeli ja ka çuar Prokurorisë së Tiranës dhe është hedhur shorti për zgjedhjen e prokurores. Kjo është bërë për të ndaluar kandidimin tim në zgjedhjet e 2025 për të mos qenë në fushatë apo në listën e kandidatëve. Në lidhje me vendimmarrjen jemi duke diskutuar në mbledhjen e grupit dhe ka mendime të ndryshme nga kolegët të cilët do të dëgjoj dhe më pas do të marrin vendimin”, tha ai.

Lexo më tej: Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg 

Salianji shtoi se qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë sa i takon raportit që do të mbajë me autoritetet ligjzbatuese të cilat tashmë kanë në dorë urdhrin për ekzekutimin e vendimit.

“Do të jem aty ku e ka caktuar regjimi. Do t’i bëj të gjitha veprimet e mija që kanë të bëjnë me komunikimin me publikun dhe vendimmarrje e PD. Unë as nuk kam fituar personalisht nga kjo, madje në shumë dimensione kam humbur. Se është sakrificë të përballesh me të gjithë institucionet shtetërore dhe cdo grup që i shërben atyre apo njëri-tjetrit për të mbajtur këtë pushtet në këmbë. Nuk është çështje që ka nisur për shkak të një interesi vetjak, është çështje që i tejkalon interesat personale. Do dëgjoj kolegët por kam vendimmarrjen time. E kam thënë dhe dje", vijoi ai.

Salianji ftoi mbështetësit e PD t’i bashkohen protestës së 6 tetorit, duke shtuar se opozita nuk do të shuhet.

Mbështetje, tha Salianji, ka marrë edhe nga ata deputetë që nuk militojnë në radhët e PD dhe kjo sipas tij tregon se vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit është i padrejtë.

“Po ta shihni, reagimet kanë qenë të shumta, kam marrë mbështetje. Kam patur komunikim me të gjithë politikanët kryesorë të opozitës. Ju i keni parë që edhe deputetë të cilët nuk janë zyrtarisht në PD kanë reaguar”, tha më tej Salianji.

Vijon…

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI