Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë

Lapsi.al 26 September 2024
Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt e quan çështjen "Salianji" një dështim të drejtësië. Sipas tij vëllai i Xhafajt duhej të hetohej për pretendimet se vijonte të trafikonte drogë ndërsa në krahun tjetër duhej të zbardheshin deri në fund pretendimet se Salianji kishte manipuluar çështjen. Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.

“Pse besoj unë që këtu kemi të bëjmë me një rrezik. Në fillim doli e pabesueshme alibia e Ramës pasi nuk doli asgjë në laborator për audion. E dytja, atë vëllanë e Xhafës, në vend që kjo prokuroria që ishte Arta Marku atëherë, ta mbante për ta hetuar dhe t’ja shohim dhe zërin si e ka, me vrap e çuan në Itali, Xhafa me Ramën. Nëse ai vazhdonte të kalonte drogën ai duhet të mbahej për t’u hetuar. E treta është që ky ishte trafikant dhe ishte i mbrojtur nga Xhafa pasi qëndronte këtu dhe jo në Itali.

Më duket shumë e vështirë që duke qenë në opozitë në ato kushte, më duket e vështirë që ky Salianji shkon dhe gjen një njeri krejtësisht të dyshimtë për të bërë këtë inskenim. Të paktën do të gjente një njeri të sigurt.

Ka dhe një anë tjetër. Nëse kjo që Salianji e ka inskenuar është e vërtetë, 1 vit burg është shumë pak. Është shumë më e rëndë. Ndaj them se duhet të kishte një hetim të plotë në të dyja anët, edhe nëse ai vijonte trafiqet edhe nëse ky e ka manipuluar.

Por kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllanë, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një regjim. Është një dështim i drejtësisë”, - tha Lubonja në emisionin Open në News 24, duke paralajmëruar se ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI