Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Mezi kaluan vetingun/ Cilët janë 3 gjyqtarët që dënuan Ervin Salianjin

Lapsi.al 26 September 2024
Mezi kaluan vetingun/ Cilët janë 3 gjyqtarët që dënuan

Gjykata e Apelit të Tiranës la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burgim të deputetit demokrat Ervin Salianji, me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”. Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Po cilët janë gjyqtarët që morën këtë vendim.

Gjykatësja Elona Toro pati një proces të vështirë të vetingut. Gjyqtarja e Apelit u konfirmua në detyrë në 17 qershor 2020, por vendimi u ankimua nga komisioneri publik sipas të cilit nuk ishte bërë një hetim i thellë mbi justifikimin e pasurisë. Shkak u bënë burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Sipas ankesës janë të pajustifikuara disa hua të marra nga familjarë. Pas një procesi të gjatë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli më 2 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares.

Të njëjtin kalvar kaloi edhe gjyqtarja tjetër Iliba Bezati. Ajo u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj. Komisioneri publik e ankimoi vendimin, por në 30 korrik 2024, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Me vështirësi e ka kaluar vetingun edhe gjyqtari Genti Shala. Ai u konfirmua në detyrë më 4 gusht të 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por një çështje e gjykuar prej tij u transferua për inspektim në ILD. Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se gjyqtari Shala mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin, si dhe arriti të bindte trupën gjykuese se një apartament i blerë në vitin 2000 për të cilin u ngritën dyshime për pronësinë nëse i përkiste në të vërtetë tezes së tij. Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli hetimet bazuar në një denoncim mbi pasurinë e gjyqtarit dhe shqyrtoi edhe 4 denoncime që u morën gjatë kohës që çështja ishte në apel. Megjithatë as KPA nuk gjeti prova.

Të tre gjyqtarët morën një vendim që vetë Salianji e ka quajtur politik.

“Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut. Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar” – tha Salianji pas dhënies së vendimit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI