Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Bardhi-Ramës: Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë

Lapsi.al 26 September 2024
Bardhi-Ramës: Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Kryeministri Edi Rama vijojnë replikat në distancë, pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie, deputetin Ervin Salianji.

Në reagimin e fundit, Bardhi shkruan se e kupton pse Edi Rama nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. “Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë”, shprehet Bardhi.

Ai thekson se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

Reagimi:

Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:

Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë”, thekson Bardhi.

Një qetësues për Kryeministrin e bandave!

E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti i të cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.

E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.

1. Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

2. Edi Rama është i vetmi Kryministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.

3. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që ka vëllanë të dyshuar si trafikant droge. (Kallëzimi im në SPAK, në çdo formë që ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama përdori makinën e trafikantëve të drogës në të njëjtën kohë që ata ngritën laboratorin e drogës në vitin e parë të qeverisjes së vëllait kryeministër – Procedimi 84, viti 2024).

4. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:

Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!

P.s: Ka Geroni vëlla; por ka edhe Olsi! Madje ka një vëlla jo vetëm frikacak e të paftyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrën me shumë “dinjitet”, aq sa për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij, vetëm që të mos ballafaqohej me Ervin Salianjin në gjykatë! Taksirat e ke, si vëlla i mirë që je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bëj edhe ti të njëjtën gjë! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi për të qëndruar në pushtet dhe as ty nuk do të mjaftojë!

Të këshilluara

Sot jepet vendimi për Ervin Salianjin

Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe kolegë të tij demokratë. Disa nga dep...

13:02

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI