Flash

Fotoja e një UFO-je të kapur në Kanada bën xhiron e botës

Lapsi.al 27 September 2024
Fotoja e një UFO-je të kapur në Kanada bën xhiron e

Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një foto e paqartë që tregon atë që duket të jetë një UFO cilindrike ose rrethore e fiksuar në qiellin kanadez pak para se të rrëzohej nga një avion amerikan në shkurt të 2023. Ishte koha e skandalit të balonave të spiunazhit kinez, i cili pothuajse shkaktoi një krizë ndërkombëtare. Kaq ka mjaftuar për të kthyer në qendër të vëmendjes një nga episodet më enigmatike të vitit të kaluar. Imazhi është publikuar ditët e fundit dhe tashmë është bërë viral.

Pamja tregon objektin “cilindrik” duke fluturuar përpara se të rrëzohej nga një avion amerikan F-22, i cili e kishte pikasur që 8 ditë më parë mbi Alaskë. Objekti është një nga tre që u rrëzuan midis 10 dhe 12 shkurtit 2023 në Alaskë dhe Kanada, pra që përkon me rastet e balonave spiune kineze që fluturuan mbi Shtetet e Bashkuara përpara se të rrëzoheshin.

Fotoja e siguruar nga rrjeti kanadez CTVNews falë një kërkese për akses në informacion, ngre më shumë pyetje sesa përgjigje. Imazhi tregon një lloj gjysmërrethi, kryesisht i bardhë dhe më i errët në pjesën e jashtme, i cili duket se komunikon me pjesën e brendshme. Ekspertët flasin për një “tullumbace të vogël metalike me ngarkesë”, por ajo që mund të shihet nga imazhi është një objekt fluturues i paidentifikuar, me pak fjalë një UFO. Tani për tani, ajo që fshihet me të vërtetë pas kësaj fotoje të paqartë mbetet një mister. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI