Flash

Meta pas negociatave me PD për listën e kandidatëve: Rëndësi ka fitorja e opozitës!

Lapsi.al 24 September 2024
Meta pas negociatave me PD për listën e kandidatëve:

Pas takimit me Flamur Nokën ku është folur për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025, Ilir Meta u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e PL, por kjo – tha ai- është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar, sepse në radhë të parë e rëndësishme është fitorja e opozitës. Gjatë konferencës për mediat, Meta nuk foli konkretisht për negociatat që janë bërë, për sa deputetë të sigurtë i ka kërkuar Berishës dhe sa ka qenë i gatshëm t'i ofrojë ky i fundit.

Në zgjedhjet e 2021 PD dhe LSI hynë të ndarë në dy lista dhe kjo ishte një nga gabimet që i kushtoi opozitës disa mandate deputetësh. Më e penalizuar ishte LSI që mori gati 110 mijë vota pora vetëm 4 deputetë në të gjithë vendin.

Pyetje: Duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje me ju dhe PD. PD në statutin e saj përcakton se lista e deputeteve duke të kalojë në primare, jeni i gatshëm që ë bëheni pjesë e primareve të PD ose të të dyja forcave nëse gjendet një marrëveshje? Do të preferonit listë të hapur apo të mbyllur?

Ilir Meta: Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të rezultatit të opozitës së vërtetë dhe fitores së saj. Respektojmë çdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe fuqizimi i aksionit opozitar.

Pyetje: Për të arritur një rezultat më të mirë opozita, do të preferonit listë të përbashkët apo listë të ndarë?

Ilir Meta: PL në cdo rast do preferonte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitorës së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitar dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme jane te rrezikuara për shkak se nuk u bë një reformë zgjedhore.

“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI