Flash

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Shkodër

Lapsi.al 22 September 2024
Zbulohen dy “shtëpi bari” në Shkodër

Dy “shtëpi bari” u zbuluan në fshatin Xhan në Shkodër, ndërsa u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte në proces tharje, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarake.

“Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis”, thotë policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Njoftimi: 

Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Shkodër, i zhvilluar në territorin e fshatit Xhan, të njësisë administrative Pult, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak.

Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, shumica në proces tharjeje.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 46 vjeç, banues në fshatin Bleran, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve kanabis dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak që u gjetën në dy banesat e braktisura që i kishte në përdorim ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vlorë, burri kërcënon gruan me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia e Vlorës është...

13:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI