Flash

Kapen me 14 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

Lapsi.al 21 September 2024
Kapen me 14 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë

Agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë kanë sekuestruar 14 kg kokainë dhe kanë vanë në pranga 3 shqiptarë. Operacioni është zhvilluar ne lagjen San Martí të Barcelonës.

Agjentët e grupit Fura de Sant Martí, gjatë patrullimit parandalues që bëjnë në këtë zonë të qytetit, zbuluan një makinë të dyshimtë dhe panë se si pasagjerët bënë një shkëmbim. Pikërisht atëherë ata vepruan, duke mundur të përgjojnë mjetin dhe të konfirmojnë se tre personat fshihnin, në një vend të vështirë për t’u aksesuar në mjet, gjithsej gati 14 kilogramë kokainë. Bëhet fjalë për një kapje të konsiderueshme të kësaj droge në qytetin e Barcelonës. Nuk është e zakonshme të gjesh gjithë këtë sasi kokaine gjatë rrugës. Ekspertiza e agjentëve të Fura de Sant Martí ishte kyçe dhe konfirmoi dyshimet.

Droga, e cila mund të ketë një vlerë shumë të lartë në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë në automjetin ku ndodheshin tre të arrestuarit. Tashmë do të jetë e nevojshme që testet teknike të konfirmojnë këtë dhe gjithashtu të përcaktojnë vlerën e drogës, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra, por ajo mund të kalojë shumë, në tregun e zi, vlerën e një milion euro.

Të këshilluara

Vlorë, burri kërcënon gruan me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia e Vlorës është...

13:09

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI