Flash

Shqiptari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it të dënuar nga Turqia me 250 vjet burg

Lapsi.al 21 September 2024
Shqiptari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it të

Një gjykatë në Turqi ka dhënë në total rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të Mossad-it izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National.

Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe redukton lidhjet me vendin, prej opozicionit të luftës brutale që po zhvillohet në Gaza.

Ahmet Koray Ozgurun e Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me tetë vjet burg secili për “zotërim ionformacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll.

Ata kanë të dretën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim, shtojnë autoritetet.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga pesë e gjashtë vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument.

Zyrtarët turkë nuk jepnin informacione për tipin e informacioneve që ata kishin marrë në zotërim, por dënimet thonin se bazoheshin në “rëndësinë e objektit të krimit” si dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve ”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, shkruante rrjeti turk ‘Haberturk’. Bashkë me ta rreth 20 të akuzuar të tjerë ishin shpallur të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, a që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga anti-terrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë.

Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, The National.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI