Flash

Turqia dënon me 250 vjet burg 37 spiunë të Mossad-it, përmendet edhe një shqiptar

Lapsi.al 20 September 2024
Turqia dënon me 250 vjet burg 37 spiunë të Mossad-it,

Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të shërbimit sekret "Mossad" të Izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National. Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe po redukton lidhjet me këtë vend që prej nisjes së luftës brutale që po zhvillohet në Gaza.

Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me 8 vjet burg secili për “zotërim informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll. Ata kanë të dretën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga 5 dhe 6 vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument. Zyrtarët turq nuk dhanë informacione për llojin e informacioneve që ata kishin marrë në zotërim, por dënimet u tha se bazoheshin në “rëndësinë e objektit të krimit” si dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve ”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, sipas asaj që citon rrjeti turk i lajmeve, "Haberturk". Bashkë me të dënuarit, rreth 20 të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad-it në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga anti-terrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë". Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, "The National". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI