Flash

Rritet numri i 100-vjeçarëve në Japoni, 88% janë gra

Lapsi.al 20 September 2024
Rritet numri i 100-vjeçarëve në Japoni, 88% janë gra

Japonia është vendi që ka më shumë 100-vjeçarë në botë. Numri i tyre ka ardhur gjithnjë në rritje për të paktën 54 vjet rresht. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Tokios, të publikuara në javën që festohet Dita e Respektit për të Moshuarit, njerëzit mbi 100 vjeç ishin pak më shumë se 95 100, me një rritje prej 2 980 personash krahasuar me vitin e kaluar.

Nga këta, gratë përfaqësojnë mbi 88% të totalit, me 83 958 persona ndërsa meshkujt japonezë që kanë kaluar një shekull janë 11 161.

Aktualisht gruaja më e vjetër në Japoni është Itooka Tomiko, 116 vjeç, nga qyteti i Ashiya, në prefekturën Hyogo ndërsa burri më i vjetër është Mizuno Kiyotaka, 110 vjeç, nga Iwata, në prefekturën Shizuoka.

Ministria japoneze deklaroi gjithashtu se në vitin 2023 jetëgjatësia në vend u rrit në 87.14 vjet për gratë dhe në 81.09 për burrat, duke u rritur për herë të parë në 3 vjet, falë lehtësimit të ndikimit të Covid-19. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rihanna së shpejti muzikë të re?

Rihanna thuhet se do të publikojë muzikë të re për herë të parë pas dy viteshpasi ajo u bashkua me artistë të tjerë për të regjistruar një këngë nderimi për Fat...

19:37

Aksident në Qafë Murriz, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë r...

19:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI