Flash

Berisha: Operacioni për Çopjat u dekonspirua nga SPAK, kandidat për drejtor policie një person në arrati

Lapsi.al 20 September 2024
Berisha: Operacioni për Çopjat u dekonspirua nga SPAK, kandidat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha bëri akuza të forta se sipas tij "degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate dhe se është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin". Ai shtoi më tej sipas mediave kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti. 

"Degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate. Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin. Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.

Miq, pse e solla këtë shembull? E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria! Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies. Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë" - tha Berisha.

Berisha tha se edhe operacioni për kapjen e vëllezërve Çopja u dekonspirura nga SPAK.

"U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja. Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan. Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte. Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar? Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij. Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan. A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI