Flash

"Skapi i partisë", Berisha: Celulari i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u kontrollua pa vendim gjykate

Lapsi.al 20 September 2024
"Skapi i partisë", Berisha: Celulari i drejtorit të

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të tij të mledhur poshtë banesës së tij. Berisha tha se degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate dhe se është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.

Ai më tej shtoi se mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti. Më tej shtoi se dy muaj më parë njoftoi se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen. Berisha më tej tha se anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan.

Fjala e Berishës;

Miqtë e mi, degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate. Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin. Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti. Miq, pse e solla këtë shembull? E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria! Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies. Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë.

U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja. Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan. Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë. Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte. Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar? Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij. Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan. A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?

Të këshilluara

Rihanna së shpejti muzikë të re?

Rihanna thuhet se do të publikojë muzikë të re për herë të parë pas dy viteshpasi ajo u bashkua me artistë të tjerë për të regjistruar një këngë nderimi për Fat...

19:37

Aksident në Qafë Murriz, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë r...

19:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI