Flash

SPAK çon për gjykim dosjen ndaj Jorgo Goros dhe vartësve të tij

Lapsi.al 22 September 2024
SPAK çon për gjykim dosjen ndaj Jorgo Goros dhe vartësve

SPAK ka çuar për gjykim dosjen ndaj ish-Kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe disa ish-vartësve të tij.

Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.

Nga hetimi penal, thuhet në njoftimin e SPAK, rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore.

“Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të. Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive në bazë të Vendimit Nr. 28 datë 31.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thekson SPAK.

Gjithashtu në rastin e ish-Kryebashkiakut të Himarës dhe vartësve të tij, thuhet se nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.

Të dyja këto pasuri, duke qenë se provohen të jenë krijuar si pasojë e dokumenteve të falsifikuar dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme të funksionarëve publikë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë vendosur nën sekuestro preventive, përkatësisht me vendimin penal Nr. 107, datë 28.09.2023, dhe Nr. 176, datë 28.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të këshilluara

Vlorë, burri kërcënon gruan me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia e Vlorës është...

13:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI