Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Transformimi/ Imane Khelif pritet si divë në Javën e Modës në Milano

Lapsi.al 22 September 2024
Transformimi/ Imane Khelif pritet si divë në Javën e Modës

Këmishë e verdhë, pantallona lëkure të zeza, flokë me xhel dhe aksesorë floriri. Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, u shfaq plot shkëlqim, si një divë e vërtetë, në Javën e Modës në Milano.

Kampionia e boksit ishte e ftuar në shfaqjen e Bottega Veneta dhe pranë saj ishin ulur disa persona të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja hollivudiane, Julianne Moore.

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it

Imane u prit si yll nga fansa: autografe për të gjithë dhe buzëqeshje të mëdha. Të njëjtat ajo i ka treguar edhe në postimet dhe videot e saj të publikuara në Tik Tok dhe Instagram me të mbërritur në kryeqytetin e modës.

Imane Khelif sbarca a Milano (sulle note di Toto Cotugno). Sfilerà alla  Fashion Week? - Open

Gjatë përvojës në Olimpiadë, boksierja algjeriane ishte në qendër të një sensacioni mediatik ndërkombëtar që e vuri në provë. Ajo ishte “akuzuar” nga eksponentë të ndryshëm të botës së sportit dhe politikës për shkelje të rregullave për të përfituar, (sidomos) në ndeshjen me atleten italiane Angela Carini në fazën e 16-ave të peshës së lehtë për femra në Lojërat e Parisit.

Imane Khelif a Milano per la Fashion Week: i fan cantano alla campionessa  di pugliato "Sei bellissima"

Disa politikanë italianë e identifikuan Khelif si një "grua trans", duke përhapur lajmin e rremë se asaj i ishte përcaktuar seksi mashkull në lindje dhe më pas kishte kaluar në tranzicion. Më pas pati shumë lajme kontradiktore dhe polemika për kampionen.

Imane Khelif, megjithatë, asnjëherë nuk e ka përcaktuar veten si interseks. Në fakt, atletja e lindur në vitin 1999 ka konkurruar gjithmonë në garat e femrave dhe gjithmonë e ka identifikuar veten si femër, siç duket edhe nga dokumentet e saj të lindjes.

Dhe, siç pranoi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, "Imane është një grua dhe ka garuar për 6 vjet në nivel ndërkombëtar". ©LAPSI.al

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it

Të këshilluara

Arrestohen 26 shoferë brenda javës

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë. Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar ...

15:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI