Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Dalin rezultatet e exit poll të zgjedhjeve në landin e Brandenburgut

Lapsi.al 22 September 2024
Dalin rezultatet e exit poll të zgjedhjeve në landin e Brandenburgut

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të diel. Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet për qeverisjen e këtij landi. Sipas exit poll të ARD, Partia Socialdemokrate arrin 31,2% të votave, vetëm pak para AfD-së me 29.9%. Kurse sipas të dhënave të grupit studimor "Zgjedhjet" për televizionin ZDF, SPD kryeson me 31,8%, e dyta renditet AfD me 29,2%.

AfD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe renditet në vendin e dytë. CDU arriti 11.5%, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapo formuar arrin menjëherë 12%. Të Gjelbrit duhet të shqetësohen nëse do të kthehen në parlamentin e shtetit me 4,5% të votave. Kurse “E Majta” nuk ka gjasa të kalojë kufirin 5%. Në Brandenburg nuk hyjnë në parlamentin e landit partitë që arrijnë më pak se niveli 5% i votave, vetëm nëse arrijnë të marrin një mandat të drejtpërdrejtë.

Roli i kryeministrit Woidke

Zgjedhjet e së dielës ishin edhe një votim për të ardhmen e kryeministrit, Dietmar Woidke (SPD) me 3 mandate qeverisjeje deri tani. Ai kishte bërë të ditur, se nëse AfD arrin të dalë forca kryesore do të tërhiqej nga qeveria. Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Sipas barometrit të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër.

Para votimeve të gjitha partitë e kishin përjashtuar një koalicion me AfD. Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese e ka kategorizuar degën e AfD për landin si rast të dyshuar ekstremist, kurse kandidatin e saj kryesor Hans-Christoph Berndt si ekstremist të djathtë. Me 73%, pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2019. Në atë kohë, 61,3% shkuan në votime.

Kjo vazhdimësi politike në Brandenburg është unike për shtetet e Gjermanisë Lindore. Aty ka pasur vetëm 3 kryeministra në 34 vjet, të gjithë nga e njëjta parti, dhe asnjë importim nga perëndimi, siç ndodhi në Saksoni dhe Tyringi pas ribashkimit të Gjermanisë. Ky është një land që është më shumë se një e treta është i mbuluar nga pyjet.

Me gati 2.6 milionë banorë, landi i Brandenburgut është i dhjeti në krahasim me 16 shtetet federale dhe me një mesatare prej 87 njerëz për kilometër katror duke u bërë më pak i populluari në Gjermani. Pothuajse 12% e njerëzve kanë prejardhje migracioni kur në mbarë Gjermaninë kjo shifër është 30%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 26 shoferë brenda javës

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë. Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar ...

15:20

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Shkodër

Dy “shtëpi bari” u zbuluan në fshatin Xhan në Shkodër, ndërsa u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Pol...

13:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI